Ish-deputeti Milaim Zeka, ka folur rreth debatit që është nisur në Shqipëri pasi Edi Rama akuzoi Lulzim Bashën se kishte zhdukur të dhëna mbi masakrën e Krushës së Madhe në Kosovë që ishte bërë nga serbët ndaj civilëve.
Zeka ka thënë se Lulzim Basha e ka pasur për detyrë mbledhjen e informacioneve mbi pretendimet e krimeve.
“Lulzim Basha ka punuar në zyrën ligjore të UNMIK-ut, ai është paguar që të mbledh të dhëna në terren për krimet që janë kryer qoftë nga UÇK-ja, serbët, turqët, romët apo kushdo”, ka thënë Zeka.