[wp-story]

Bota/Rajoni

Zëdhënësja ruse kërkon falje për foton turpëruese të Vuçiçit, thotë se e kishte me Trumpin

Zëdhënësja ruse kërkon falje për foton turpëruese të Vuçiçit, thotë se e kishte me Trumpin
19:15 | 06 Shtator 2020

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharaova, ka kërkuar falje për foton e postuar ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, para presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Fotoja e Zaharaova ishte postuar në një koment në Facebook. Komenti ishte bërë në foton ku Vucic ishte përballë Trump i ulur në një ulëse në Dhomën Ovale.

Zaharaova tani thotë se komenti i ishte drejtuar Trumpit, dhe se ajo është keqkuptuar.

Sipas asaj, sjellja e Trump karshi mysafirëve në Uashington duhej kritikuar si dhe ka kritikuar zyrtarët e lartë amerikanë për arrogancë.

Zaharaova postoi një foto nga filmi Loë Passions. Fotoja e saj kishte nxitur nga reagime nga zyrtarë të lartë serbë dhe presidenti i Serbisë Vucic. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, doli menjëherë në mbrojtje të Vucic duke thënë se Rusia gjithmonë është prapa Serbisë.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera