×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i VV’së: S’ka rëndësi që një pjesë e vogël e Ujmanit gjendet në Serbi, ai është i Kosovës

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Zëdhënësi i Vv’së, Përparim Kryeziu, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Liqeni i Ujmanit i takon plotësisht Kosovës dhe ai është ndërtuar pasi Kosova kishte blerë të gjithë sipërfaqen tokësore ku gjendet ky liqen artificial.

    “Nuk ka rëndësi që një pjesë e vogël e liqenit të Ujmanit është në Serbi, ajo është ndërtuar nga Kosova. Ajo është ndërtuar nga Kosova për Kosovën. 2.7 kilometra janë shpronësuar nga Kosova me vlerë prej 10.7 milionë dollarë. Së pari. Se së dyti ai liqen artificial nuk do të kishte vlerë po të mos ishte diga në anën e Kosovës”, tha ai.

    Tutje ai e shpjegoi edhe statusin e liderit të VV’së Albin Kurti në Facebook.

    “Albin Kurti deshi të bëjë të ditur opinionit publik se liqeni është artificial dhe nuk është liqen natyror. Avdullah Hoti zakonisht po i përmend me shkujdesje totale dhe pa pikë kompetence liqenet e Shkodrës dhe atë të Ohrit. Kjo nuk ka lidhje me çështjen e Liqenit të Ujmanit”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot sonte në emisionin “Rubikon” tha se Kosovës i duhen institucione funksionale. Ai u shpreh se kjo është...
    Lajme21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë...
    Lajme21 Maj 2025
    Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po shihet si nevojë për ushtrinë e vendit në...
    Sport21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2024/25, pas një fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 82:67 në “Minatori” të...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.