Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka reaguar pas vendimit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se do të publikohen shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
“Këtë mundësi të mbrojtës së barabartë dhe pafajësinë e eskponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po e sulmon Albin Kurti përmes ministres së saj të Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, vendimi është i panevojshëm, dashakeq dhe i rrezikshëm për mbrojtjen e të akuzuarve. Në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë.
Gjithmonë kam menduar se ushtarët tanë të lirisë, do të duhej të shqetësoheshin vetëm për akuzat që kanë burim raportin e Dick Martyt, aty-këtu edhe ndonjë gënjeshtër nga Serbia, por asnjëherë nuk e kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, e sidomos tani kur janë në burg”, shkruan Bytyçi./Front Online
https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/317640823034628