×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i DASH: Vazhdon verifikimi i qytetarëve afganë të strehuar në Kosovë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se autoritetet amerikane po vazhdojnë verifikimin e afganëve përkohësisht të strehuar në Kosovë, para se t’u lejohet vendosja në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë vend të tretë.

    Ai i bëri këto komente në takimin e rregullt me gazetarë i pyetur rreth statusit të qytetarëve afganë që janë të strehuar në Kosovë.

    “Si pjesë e procesit të vazhdueshëm të verifikimit”, tha ai “disa nga ata, rastet e të cilëve kishin nevojë për përpunim shtesë, janë zhvendosur në kampin Liya, që ndodhet në kampin Bondsteel në Kosovë, ku ekipet ndërinstitucionale atje po punojnë për të përfunduar verifikimin për pranimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, ose për rivendosjen në një vend të tretë”.

    Mbi një mijë e 300 shtetas afganë u strehuan në Kosovë që nga fundi i muajit gusht, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan. shumica e tyre janë gra, fëmijë e pleq, familjarë të kontraktorëve që kanë punuar me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, raporton Zëri i Amerikës.

    Price ritheksoi mirënjohjen për qeverinë e Kosovës ndërsa nënvizoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm në kampin e trupave amerikane Bondsteel, ku janë vendosur të strehuarit, ndërkohë që po vazhdon verifikimi i tyre.

    Gati gjysma e të strehuarve në Kosovë janë larguar ndërkohë, me katër fluturime në periudha të ndryshme drejt Shteteve të Bashkuara./FrontOnline

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Lajme18 Korrik 2024
    Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të...
    Lajme18 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.