×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbuloni se kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri. Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.

    Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione. Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

    Disa informacione për kollën e duhanpirësit

    -Kjo kollë nuk prek të gjithë duhanpirësit

    -Ajo mund të shkaktojë probleme të tjera siç është bronshiti

    -Mënyra më efikase për të shëruar kollën është lënia e duhanit

    Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.

    Simptomat

    Sipas ekspertëve, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani. Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:

    -Pa ngjyrë

    -Me njolla gjaku

    -Me nuancë të verdhë ose të gjelbër

    -Të bardha

    Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:

    -Zhurmë në kraharor gjatë frymëmarrjes

    -Dhimbje kraharori

    -Vështirësi në frymëmarrje

    -Probleme me fytin

    Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.

    Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera

    Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje. Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.

    Shkaktarët e kollës së duhanit

    Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore. Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat. Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri. Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin. Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës. Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.

    Trajtimet dhe kurat

    Lënia e duhanit

    Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.

    Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:

    -Hidratimi

    -Gargaret

    -Çaj me mjaltë

    -Ushtrime për frymëmarrjen

    -Trajtimet me avull

    -Aktiviteti fizik

    -Ushqimet e shëndetshme

    -Mbajtja lart e kokës gjatë gjumit

    Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.

    Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.

    Komplikimet

    -Rrezik në rritje i infeksioneve bakteriale dhe virozave në rrugët e frymëmarrjes.

    -Dëmtime të fytit

    -Ashpërsim të zërit

    -Kollë afatgjatë dhe irritim

    -Bronshit

    -Pneumoni

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun

    Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:

    -Kolla zgjat më shumë se 2-3 javë. Kolla kronike është një nga simptomat më të përhapura të kancerit të mushkërisë.

    – Simptomat përkeqësojnë stilin e jetesës

    – Kolla është aq e fortë sa ju lë pa gjumë.

    – Vini re një rënie të menjëhershme në peshë.

    -Dhimbje koke

    -Sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër./TCH

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit...
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale....
    Lajme24 Prill 2024
    Shtatë ish-pjesëtarët e grupit “Çakallët”, janë dënuar me 56 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Beogradit. Ata akuzohen për vrasjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.