×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Zbulohet se kush është personi që iu gjetën 27 mijë euro të murosura në Dragodan, 18 mijë ishin të vjedhura

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Një rast jo fort i zakonshëm u zbulua mbrëmë në lagjen Dragodan të Prishtinës, ku në depon e një shtëpie u gjetën 27 mijë euro të murosura. Pjesa më e madhe e parave që u gjetën ishin të vjedhura. Denoncimi për vjedhjen e tyre u bë ‘sebep’ që Policia ta identifikojë të dyshuarin, i cili tashmë është arrestuar.

    Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arianit Ruhanin, 25-vjeçar. I riu ndodhet nën masën e ndalimit policor për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    Në shtëpinë e tij ku u krye bastisja në rrugën “Qemal Stafa” Policia gjeti të murosura në depo 27 mijë euro, 18 mijë prej të cilëve ishin të vjedhura.

    Kur u vodhën këto para dhe si u zbulua rasti?

    Rasti ishte raportuar me datën 21 shtator pasi një qytetare kishte denoncuar se e kishte harruar çantën në një taxi nga Prishtina për Fushë Kosovë, e në të cilën kishte dokumnetet dhe 18 mijë euro.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...
    Kronika25 Prill 2024
    Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.