[wp-story]

Bota/Rajoni

Zbulohet rasti i parë me variantin e ri të COVID në Itali

Zbulohet rasti i parë me variantin e ri të COVID në Itali
23:09 | 20 Dhjetor 2020

Në Itali është zbuluar një rast me variantin e ri të COVID që po përhapet në Britani.

Një nga mediat e huaja e ka dhënë këtë lajm.

Ditën e sotme Irlanda, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca. Masat ndryshojnë dhe fillimisht janë përgjithësisht afatshkurtra.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u identifikua për herë të parë në mes të tetorit nga një mostër e marrë në shtator. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock sot tha se lloji i ri ishte jashtë kontrollit dhe se kishin për ta marrë atë nën kontroll. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se i njëjti mutacion është zbuluar edhe në Hollandë, Danimarkë dhe Australi.

Dr Catherine Smallëood, nga OBSH Evropa, tha që numrat në ato vende ishin të vogla, nëntë në Danimarkë dhe një nga secili në dy kombet e tjera. Por ajo tha se vendet e tjera kishin njoftuar OBSH-në për variante të tjera “që gjithashtu përmbajnë disa nga ndryshimet gjenetike që shihen në variantin e Mbretërisë së Bashkuar”. Varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar është treguar se përhapet më shpejt se virusi origjinal – deri në 70% më shumë i transmetueshëm bazuar në figurat e modelimit- por detajet shkencore mbi ndryshimet gjenetike dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë në sjelljen e Covid-19, mbeten të paqarta.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera