×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet një mutacion i ri i variantit Omicron

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Australia ka raportuar një version të ri të variantit Omicron të koronavirusit, vetëm pak javë pasi varianti i ri u zbulua në Afrikën Jugore.

    Një burrë nga Afrika e Jugut, që doli pozitiv me variantin Omicron, u zbulua se ka një version gjenetikisht ndryshe të virusit. Ai tash për tash është duke qëndruar i izoluar në një hotel të shndërruar në qendër karantinimi në qytetin Brisbane.

    Ministrja rajonale e Shëndetësisë e rajonit Queensland, Yvette D’Ath, konfirmoi se ky rast nënkupton që varianti Omicron tani ka dy vija të prejardhjes, të klasifikuara nga komuniteti ndërkombëtar.

    Mutacioni i ri i variantit Omicron nuk e ka njërën nga gjenet që përdoren për ta identifikuar variantin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo nënkupton se mënyra e shpejtë për ta identifikuar atë mund të mos jetë më e qasshme për t’u përdorur, shkruan Express UK, përcjell Gazeta Express.

    Peter Collignon, mikrobiolog në Universitetin Kombëtar të Australisë, i tha gazetës “The Guardian”: “Nëse gjenet janë fshirë dhe nëse ka një vijë të re të prejardhjes, ku gjeni nuk është fshirë, mund të mos mendoni se është Omicron, kur në të vërtetë është”.

    Ai shtoi se nën-vija e re e prejardhjes nuk paraqet variant të ri, sepse nuk është mjaftueshëm ndryshe sa i përket strukturës gjenetike. “Nuk mendoj se mund ta quani variant të ri”, tha Collignon.

    Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli variant shqetësues variantin Omicron, që fillimisht u vërejt në Afrikën Jugore. Prej asaj date, varianti është regjistruar në shumë shtete.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.