×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Kolovicë

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kolovicë të Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar. Siç mëson Sinjali i dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar.

    Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare.

    I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërkohë rasti është konfirmuar nga Prokuroria.

    “Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.