×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet faktori kryesor që bindi Szczesnyn ta pranojë ofertën e Barcelonës

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Barcelona tashmë është konfirmuar nga shumë media të njohura se kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Wojciech Szczesny, teksa blaugranasit po punojnë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me ish-klubin e tij Juventusin për paratë që duhet t’i paguajnë atyre.

    Szczesny tashmë gjithmonë sipas raportimeve ka dhënë dritën e gjelbër që t’i bashkohet blaugranasve përkohësisht deri në fund të sezonit.

    Një prej faktorëve kryesor që bindi polakun të rikthehej nga pensionimi ishte raporti miqësor që ka me Robert Lewandowskin.

    Sipas mediave spanjolle Cadena SER dhe Sport, Lewandowski dhe Szczesny kanë biseduar në telefon dhe portieri besohet t’i ketë thënë yllit të Barcelonës se ai ‘ose do të luajë titullar, ose nuk do të vij’.

    Besohet se Szczesny momentalisht po shikon për të gjetur një vend për të qëndruar në Castelldelfels, aty ku Lewandowski dhe shumë lojtarë të tjerë të Barcelonës jetojnë.

    Deri më tani ka pasur raportime të ndryshme nëse Inaki Pena do ta mbajë fanellën e titullarit pas ardhjes së portierit polak, por kjo duket se sugjeron që ai tashmë ka disa siguri që do të jetë numri një i portës deri pas rikthimit të Marc-Andre Ter Stegen nga lëndimi.

    Ka edhe tri ndeshje deri në pauzën e ardhshme me kombëtare, pas së cilës Szczesny me siguri do të ishte gati të luante në shtëpi ndaj Sevillës.

    Nga pikëpamja e tij, do të ishte një befasi në rast se rikthehet nga pensionimi vetëm e vetëm për të qenë opsioni i dytë pas Penas./Telegrafi/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport29 Shtator 2024
    FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të organizojnë Kupën e Botës për Klube në vitin 2025. Shtëpia më e madhe e...
    Sport29 Shtator 2024
    Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e premte, derisa një ndeshje u zhvillua atë ditë dhe...
    Sport28 Shtator 2024
    Edhe Altin Zogaj arriti të dalë fitimtar në ndeshjen që po zhvillohet sonte. Ai e fitoi brezin “IBO” në kategorinë e peshave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Donald Trump rriti retorikën e tij përçmuese për zëvendëspresidenten Kamala Harris në një tubim të shtunën, duke pretenduar se ajo ka lindur...
    Lajme29 Shtator 2024
    Nepotizmin, fjalët në fushata të kësaj partie ishin se “kushërinjtë janë për dasma, jo për ministri”. Hiç më larg se të martën,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Një grua është arrestuar dje më 28 shtator në Prishtinë për shkak se dyshohet që në cilësinë e zyrtares në një kompani...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim 15 m/sek...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Rreth 16% e adoleshentëve në mbarë botën poshtërohen dhe frikësohen në internet, dhe pothuajse 12% e adoleshentëve pranuan se ata vetë ngacmuan...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.