Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohen gjashtë lloje të COVID-19

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të COVID-19 dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të sëmundjes, që dallojnë nga njëra tjetra përmes një sërë simptomash.

    Ekipi që u mor me hulumtimin është nga Kings College në Londër.

    Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe përmes ashpërsisë së infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale përmes okigjenoterapisë dhe ventilatorit.

    Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.

    “Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.

    Përveç kollës, etheve dhe humbjes së erës – shpesh të theksuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

    Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin dukshëm mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të butë, të ngjashme me gripin ose një skuqje dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

    Studimi, i lëshuar në internet në 16 qershor, por jo i shqyrtuar nga shkencëtarët e pavarur, përshkroi gjashtë llojet e COVID-19 si:

    1. “Sikur grip” pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

    2. “Sikur grip” me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

    3. Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.

    4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

    5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

    6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

    Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit, raporton Reuters.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Ish-kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit me efekt të menjëhershëm pas marrjes së raportit “Partygate”. Raporti...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Të tjera
    Lajme09 Qershor 2023
    Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se Policia e Serbisë e ka arrestuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Mbrëmjen e së enjtes Tregu i Gjelbër në Prishtinë u kaplua nga zjarri. Vendi shumëngjyrësh ku ekspozoheshin shumë produkte, u bë shkrumb...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin...
    Lajme09 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.