[wp-story]

Lajme

Zbrazen institucionet, zyrtarët nisin fushatën e hershme

Zbrazen institucionet, zyrtarët nisin fushatën e hershme
20:48 | 06 Gusht 2019

Që kur dha dorëheqje Haradinaj, puna në institucione ka rënë dukshëm, raporton T7

Në korridoret e Qeverisë nuk ka lëvizje të mëdha. Edhe disa nga zyrat kanë mbetur të zbrazura.

Situatë pak a shumë e ngjashme është edhe në institucione tjera që kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Haradinaj, kryeminstër në largim, nuk ka njoftuar për ndonjë agjendë zyrtare gjatë së martës.

Por, këshilltari i tij, Besnik Tahiri, thotë se puna po vazhdon normalisht, raporton T7.

Megjithatë, Tahiri, që është edhe koordinator nacional për reforma shtetërore, thotë se është krenar me punën e Qeverisë Haradinaj.

Por, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, ekzekutivi në dorëheqje është tani qeveri kujdestare.

Artan Murati thotë nuk mund të merret asnjë vendim në këtë periudhë.

Ndryshe nga qeveria, sipas Muratit, deputetët dhe Kuvendi mund ta kryejnë punën normalisht deri në shpërbërjen e tij, i cili pritet shpërbehet me 22 gusht.

Edhe pse nuk vërehet një punë e madhe nëpër institucione, angazhimi i liderëve shihet nëpër aktivitete partiake.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera