×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Do të krijojë precedent të rrezikshëm

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Pesë vendet e Quintit në Kosovë, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar prapë nga Qeveria e Kosovës të fillojë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit.

    Shkodran Imeraj, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, vlerëson se nëse zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, do të krijojë precedentë të rrezikshëm, pasi sipas tij, kjo do t’u mundësojë të gjitha kishave ortodokse prona në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

    “Nëse ndodh të zbatohet, Kosova ka hyrë në një precedent të rrezikshëm dhe mandej ne do të kemi kërkesa të kishave ortodokse, që do të kërkojnë prona gjithandej Kosovës, pra kjo është një çështje që të mos ndodhë”, është shprehur Imeraj.

    Imeraj tregoi edhe kur ka filluar kjo çështje dhe si kanë ecur këto vendime përgjatë viteve.

    “Fillimisht kjo çështje ka filluar në vitin 1993 dhe 1997, kur qeveria e atëhershme e Serbisë, me anë të dy vendimeve të ndara, i ka dhuruar pronat e dy ndërmarrjeve publike, manastirit, por në të dy vendimet, të 93’ dhe 97’, shkruan qartë në klauzolat përfundimtare se pronat do t’i barten manastirit në momentet kur do të krijohen kushtet e nevojshme ligjore”, shtoi ai.

    “Lënda është bartur menjëherë pas luftës dhe në vitin 2001, ndërmarrjet janë ankuar në gjykatën komunale të Deçanit, e cila ka thyer ato vendime, dhe i ka kthyer në pronësi të ndërmarrjeve pronat, Manastiri i Deçanit më pas është ankuar në shkallën e dytë në gjykatën e qarkut në Pejë dhe gjykata në Pejë i ka dhënë të drejtë manastirit, pastaj lënda ka shkuar në dhomën e posaçme të gjykatës supreme, ku shkalla e parë e ka njohtë të drejtën e manastirit, teksa në shkallën e dytë e ka kthyer lëndën në pikën zero, duke iu dhënë të drejtë ndërmarrjeve në pronësi, dhe mandej lënda ka shkuar në gjykatën kushtetuese, në vitin 2016, kolegji i gjyqtareve të gjykatës kushtetuese dhe paneli ndërkombëtar dhe vendor, të cilët kanë marrë vendim duke ia njohur pronësinë manastirit”.

    Ai potencoi se liderët kosovarë duhet të angazhohen më shumë në këtë çështje.

    “Liderët e Kosovës duhet me qenë më të zotë, duke i bindur partnerët ndërkombëtarë që ky vendim nuk mund të zbatohet”./FrontOnline

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.