×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zaev vaksinohet kundër COVID-19 me vaksinën “Sinopharm”

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u vaksinua sot kundër COVID-19 me vaksinën kineze “Sinopharm”.

    Duke theksuar se ka kryer detyrën e tij personale dhe qytetare, Zaev tha “mora dozën e parë të vaksinës Sinopharm, atë që aktualisht ishte në dispozicion kur erdhi radha ime, në përputhje me planin kombëtar të imunizimit”.

    “Ndihem mirë dhe do të vazhdoj axhendën time të përditshme të punës edhe në orët e sotme të pasdites”, shtoi ai, raporton ATSh.

    Ai inkurajoi të gjithë qytetarët të aplikojnë për vaksinim dhe të sigurojnë mënyrën e vetme efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

    “Vaksinat janë të sigurta, të testuara dhe sa më shpejt që të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë me këtë armik të padukshëm, pandemia e COVID-19”, theksoi kreu i shtetit.

    Mes tjerash, Zaev vuri në dukje se është e rëndësishme pjesëmarrja masive në procesin e imunizimit për të ndryshuar pamjen e përgjithshme të epidemisë në një kuptim pozitiv dhe për të arritur ngadalë imunitetin kolektiv.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.