[wp-story]

Bota/Rajoni

Zaev i vendosur: Punë e kryer, zgjedhjet mbahen më 5 korrik

Zaev i vendosur: Punë e kryer, zgjedhjet mbahen më 5 korrik
13:00 | 01 Qershor 2020

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend do të mbahen më 5 korrik, me gjithë shtimin e rasteve me COVID-19.Ai ka thënë se vendit i duhen institucione funksionale.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik në mënyrë që sa më shpejtë të ketë Kuvend funksional dhe Qeveri politike”, tha mes tjerash Zaev, përcjell Alsat-M.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie.Ndërkohë në Maqedoni po vazhdon të shtohet numri i të prekurve me COVID-19, qëkur janë liruar masat për parandalimin e infeksionit. Dje u regjistruan 62 raste të reja dhe pesë të vdekur. Gjithsej në këtë vend janë shënuar 2.226 raste me COVID-19, prej tyre janë shëruar 1.552, ndërkohë kanë vdekur 133 veta.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera