×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Analisti, Visar Ymeri ka thënë se është gabim që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të goditet me mjetet e Kurtit apo të subjektit të tij, LVV-së. Sipas tij, çështja duhet parë që nga marrëveshja e vitit 2013.

    Ymeri ka thënë se nga Kosova nuk po kërkohet diçka e re përpos asaj që kishte bërë kompromis në vitin 2013 me marrëveshjen e parë në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Është gabim që të goditet Kurti me mjetet e Kurtit apo të LVV-së… Çështja e parë që duhet shtruar është kështu…Kur është nënshkruar marrëveshja e parë më 2013, ajo quhet Marrëveshja e parë për normalizim, pse quhet, sepse ndoshta do duhej të kishte edhe të dytë edhe ndoshta të tretë. Ndryshe s’do të kishte kuptim të quhej kështu”.

    Ymeri thotë se marrëveshja e parë e nënshkruar më 2013 dhe e ratifikuar në kohën kur Hashim Thaqi ishte kryeministër, edhe në nënshkrim e ratifikim, e ka pasur parim themeltar dy gjëra.

    “E para, të  krijohet bashkësia apo Asociacioni siç e kemi quajtur shqip në këmbim të integrimit të serbëve në institucioneve të Kosovës e veçanërisht, serbëve të Veriut, në raport me rregullimin e çështjeve të Kosovës në raport me telekomunikacionin, energjinë e kështu me radhë e në hapjen e mundësive të bashkëpuniminit e ndërveprimit rajonal me Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

    Ky i fundit ka thënë se “marrëveshja e dytë” është ajo e cila përfshin plani franko-gjerman e cila sipas tij, pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet perspektiva ndërkombëtare e që e njëjta, nuk po kërkon nga Kosova diçka të re.

    “Marrëveshja e dytë pak a shumë parasheh që Kosovës t’i hapet prespektiva ndërkombëtare, nuk është se po kërkohet nga Kosova diçka e re në përjashtim asaj çka i është kërkuar në marrëveshjen e vitit 2013, që është ASK-ja”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se” Jemi në situatë ku po na kërkohet kompromisi të cilin e kemi bërë në vitin 2013 dhe po na premtohet një avancim shtesë i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

    “Dhe pastaj, parashihet që nga viti 2030 ose pas vitit 2030, të bëhet marrëveshja e tretë dhe përfundimtare për normalizim e cila është marrëveshje për njohje reciproke dhe në të cilën, kushti për njohje, së paku siç, po thuhet tash,…po thuhet që atëherë kushti për Serbinë do të jetë antarësimi në BE dhe Serbia do të ketë dy mundësi, antarësimin në BE, që nënkupton njohjen e Republikës së Kosovës ose mosantarësim, në mosnjohje të Republikës së Kosovës…atëherë do të flasë BE për njohje të Kosovës”.

    Por, sipas Ymerit, vetëm një pyetje do duhej shtruar Kurtit e që sipas tij, është të pyeturit atë se pse nuk është angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi i kohës së tij në pushtet.

    “Mendoj që vetëm një pyetje duhet t’i shtrohet Kryeministrit, përpos mungesës së transparencës e kështu me radhë. Domethënë, si u bë që dy vite përgjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, përpos faktit që kemi pasur kërkesa jashtëzakonisht të sinqerta nga SHBA-të, që ta marrin këtë proces seriozisht, ne jo që nuk i kemi dëgjuar ato, por madje jemi sill me procesin në mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe të paparashikueshme”.

    “Kujtoni dhjetorin e vitit të kaluar që e kemi sjell në një situatë që për shkak të rrethanave jashtë nesh, për Kosovën nuk mund të kërkohet më shumë sesa që po kërkohet. Këtë problem e lidhi me Kurtin. Ka mundur të merret me dialogun prej momentit që është në pushtet”, ka deklaruar Ymeri./RTV Dukagjini/

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës. Sipas njoftimit aksioni ka nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të...
    Lajme19 Prill 2024
    Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik të Kosovës. Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, i ka dërguar telegram ngushëllimi...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata e Apelit, në rigjykmimin ndaj të akuzuarit për fajde Artan Gjocaj (Ramë Mushkolaj), ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se vendet e G7  ishin “të përkushtuara për të ulur tensionet” midis Izraelit dhe Iranit....
    Kronika19 Prill 2024
    Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri. Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë ...
    Sport19 Prill 2024
    Bayer Leverkusen është kualifikuar mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Tashmë kampioni i ri gjerman barazi 1:1 me West Hamin, por...
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Vip19 Prill 2024
    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.