×
  • Vip
  • Vip

    Yllka Gashi nderohet me mirënjohje nga qyteti në Amerikë ku ajo jetoi

    FrontOnline
    30 Nëntor 2021

    Yllka Gashi ka 6 vite që është zhvendosur për të jetuar në Amerikë bashkë me familjen e saj.

    Aktorja Yllka Gashi sot ka treguar se ka marrë mirënjohje nga qyteti i saj amerikan ku jeton dhe vepron që nga viti 2005.

    Yllka pranoi urime të shumta nga ndjekësit e saj të cilët e përgëzuan edhe për mirënjohen edhe për sukseset e filmit “Zgjoi”.

    Kujtojmë se filmi “Zgjoi” është nominuar për çmimin “Oscar” si dhe ka marrë çmime të shumta kudo në botë.

    Sukseset ishin të pandashme edhe për Yllkën e cila po ashtu ka rrëmbyer çmime të ndryshme në festivalet më të mëdha botërore të filmit.

    Ndërkohë sonte Yllka ka treguar se qyteti i Stamfordit në Konektikat e ka nderuar atë me një mirënjohje nga kryetari i komunës për punën në filmin “Zgjoi”.

    Ja statusi i saj i plotë:

    Në vitin 2015 kur unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Amerikë, qyteti i Stamfordit në Connecticut, u bë shtëpia jonë larg shtëpisë!

    Së bashku me vajzën time, ecja çdo ditë në rrugët e qendrës së qytetit – Mill River Park, Biblioteka Ferguson dhe këndi i lojërave Cove Beach – ishin ndër destinacionet tona të preferuara. Çdo ditë duke shëtitur lagjet dhe duke mësuar gjëra të reja dhe ndërsa më mungonte familja dhe vendlindja ime, Stamford arriti të më sillte gëzim dhe siguri në jetë. Edhe pse ne tashmë jetojmë në një tjetër qytet,Stamfordi ende mbetet një shtëpi e dytë për ne!

    As në një milion vjet atëherë,nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vjet më vonë, në vitin 2021, ky qytet do të më nderojë me mirënjohjen e kryetarit të komunës për punën në “Hive” – ​​kandidatin e Kosovës për Oscar 2022 dhe dashtë Zoti të nominuarin.

    Jam thellësisht e nderuar dhe mirënjohëse!

    Kjo mirënjohje është edhe më e veçantë sepse m’u dha dje teksa po festonim festën e Pavarësisë/Flamurit Shqiptar.

    Në këtë ceremoni vjetore të organizuar nga Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe z. Richard Llukaj – biznesmen, filantrop dhe patriot i suksesshëm shqiptaro-amerikan – ndër të ftuarit specialë që na nderuan me praninë e tyre ishin edhe kryetari aktual i Stamfordit z. David Martin.

    Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë znj. Caroline Simmons,

    z. Jim Himes – Përfaqësuesi i SHBA (D-CT 4th District) dhe

    z. Ferit Hoxha – Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York City.

    Faleminderit të gjithëve për punën tuaj të palodhur, përfshirjen dhe vlerësimin e komunitetit shqiptar në SHBA!

    Faleminderit Stamford!

    Do ta kesh një vend të veçantë në zemrën time përgjithmonë!

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.