×
  • Sport
  • Sport

    Ylli triumfon në Superkupën Mbarëkombëtare

    FrontOnline
    17 Tetor 2021

    Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19).

    Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe kjo u karakterizua gjatë gjithë çerekut të parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 17:16.

    Skuadra nga Theranda ishte më e mirë në periudhën e dytë, duke qenë efikase në sulm dhe me mbrojtje të fortë arriti që të ketë epërsi deri në 13 pikë, 40:27, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 40:30.

    Therandasit ishin në epërsi edhe gjatë periodës së tretë, duke e kontrolluar lojën, për të qenë në epërsi konstante, kurse prishtinasit nuk arrinin të afrojnë rezultatin.

    Pas një lojë të barabartë, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:48. Prishtina nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në 67:63, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 76:67.

    Kupën kapitenit të Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

    MVP u shpall Mikaile Tmusiq, ndërsa çmimin ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

    Më herët Ylli ka fituar Ligën Unike, dy trofetë e deritashëm në këtë garë.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.