×
  • Sport
  • Sport

    Ylli shënon fitore të madhe ndaj Rahovecit

    FrontOnline
    30 Prill 2021

    Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14) në gjysmëfinalen e tretë të “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Skuadra nga Theranda është në epërsi 2:1, derisa kush shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

    Takimi i radhës zhvillohet të dielën, po ashtu në Therandë.

    Vendasit kishin një epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e përfundojnë në të mirë të tyre 22:17.

    Mysafirët barazuan shifrat në 24:24, por më pas nis shkëputja e vendasve që arritën epërsi deri në 11 pikë, 41:30, kurse pjesa e parë përfundon 43:32.

    Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke pasur epërsi 14 pikë, 48:34, por më pas Vreshtarët hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në 58:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:54.

    Loja dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit me skuadrën mysafire që afroi rezultatin në 69:68, dy minuta nga fundi, por në çastet vendimtare, Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 77:68.

    Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 10 kërcime dhe Elyjah Clark me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Ed Daneil me 19 pikë e 13 kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë.

     

    Nga Rubrika
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...
    Të tjera
    Vip23 Janar 2025
    Vullneti dhe Driloni po shijojnë momentet finale brenda shtëpisë më të famshme. E derisa qëndronin në pishinë, Vullneti i tregoi Drilonit një...
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë. Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Lajme23 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.