×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Xi dhe Putini fajësojnë NATO-n për invazionin rus në Ukrainë

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje për “bisedime paqeje” dhe “dialog të përgjegjshëm” mbi Ukrainën në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij rus Vladimir Putin – por, ai gjithashtu kritikoi sanksionet, fajësoi zgjerimin e NATO-s për konfliktin dhe nuk bëri asnjë ofertë për të tërhequr forcat pushtuese.

    E publikuar në ditën e dytë të vizitës shtetërore të Xi në Moskë, e cila deri më tani ka vënë në pah miqësinë e tij të ngushtë me Putinin, deklarata e përbashkët e Xi me liderin rus tregon adoptimin me shumicë të narrativave të Rusisë nga Pekini, shkruan Politico, transmeton Klankosova.tv.

    “Rusia përsërit përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që vlerësohet nga pala kineze”, u tha në deklaratën e përbashkët.

    “Rusia mirëpret gatishmërinë e Kinës për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës në Ukrainë përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, u tha tutje.

    Lidhur me linjën e Kremlinit që akuzon “NATO-n dhe zgjerimin i saj” si shkaktare të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti rus dhe ai kinez, kishin po ashtu diçka për të shtuar.

    “Të dyja palët kundërshtojnë çdo vend apo bllok kombëtar që rrezikon interesat e arsyeshme të sigurisë së kombeve të tjera në kërkimi për forma ushtarake, politike ose forma të tjera superioriteti”, u tha tutje në deklaratën e tyre..

    Deklarata për Ukrainën u nënshkrua pasi Xi dhe Putin zhvilluan bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh në Kremlin gjatë kësaj të marte.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.