Xheneta dhe Sara janë larguar nga banorët e tjerë teksa qëndronin në dhomën e grimit.
Xheneta në diskutim vuri ‘dyshime’ mbi sëmundjen e Anisës për të cilën tregoi se si gjatë një ‘prank-u’ në shtëpi hipi mbi lavanderi e para kësaj ankohej se po i dhemb shpina, transmeton Klankosova.tv.
“Ke pjesa e prank-ut ka hip mbi lavanderi ndërsa gjithë ditën ka thënë se po më dhemb shpina por hipi mbi lavanderi. E diti shumë mirë që është ‘prank’ por sërish hipi mbi lavanderi e për sfida të tjera po thotë se nuk mundet. Unë i thash se pse po viktimizohesh po më dhemb këtu e po më dhemb aty”, u shpreh Xheneta për Anisën.
Tutje, Xheneta u shpreh se Anisës nuk i ka thënë ndreqe shpinën por dil jashtë e shërohu teksa për të njëjtën mes tjerash tha se po viktimizohet.
“Unë kurrë nuk i kam thënë shko ndreqe shpinën, i kam thënë dil e shërohu se është gjëja më e rëndësishme se këtu është duke humbur kohë sipas mendimit tim”, tha Xheneta.
Sara ndërkohë i tha Xhenetës që është e drejta e Anisës të qëndrojë në shtëpi ose jo dhe as mos t’i thotë ‘dil e shërohu’.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.