Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit,raporton Front Online.
Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.
“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë”, tha Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhella Sveçla ka thënë se ky sulm ka ndodhur nga grupe të kriminalizuara, raporton FrontOnline.
“Sulmi i tretë ka ndodhë mbrëmë ku në afërsi të punktit kryesor është gjuajtur me armë zjarri dhe sot drejtpërdrejtë janë goditë dy vetura të cilat transportimin zyrtarët policor për në pikat kufitare. Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës që të vendos rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës është bërë pengesë për Serbinë, për grupe të caktuara të cilat mbështeten drejtpërdrejtë nga Serbia dhe ua prish planet të gjitha atyre që Kosovën e kanë parë si çerdhe të krimit të tyre dhe vazhdimësi e krizave të tjera.
Ai ka deklaruar se qëllimi i institucioneve të Kosovës për të vendos rend dhe ligj, pa kurrfarë dallimi, pa kurrfarë diskriminimi do të vazhdojë edhe me më ngul./FrontOnline