×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Mesazhi i ambasadorit Amerikan ishte qartë për “kopshtin politik” të Qeverisë së Kosovës

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Deputeti Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke e cilësuar atë si një mesazh të mirëpritur, por problematik. Haliti theksoi se kjo deklaratë erdhi pas reflektimeve të kryeministrit Kurti në Bruksel dhe përbën një sinjal për qeverinë e Kosovës.

    “Deklaratë e mirëpritur nga miqtë e Kosovës, e bërë një ditë pasi që Kurti bëri një deklaratë reflektuese lidhur me qëndrimet e deklaratat e veta publike të dhëna në Kryeqytetin e Evropës, Bruksel. Është deklarata e radhës dhe mesazhi i dhënë Kopshtit Politik të Qeverisë së Kosovës”, tha Haliti.

    Haliti tha se është e papranueshme të bëhen deklarata si mysafir në shtëpinë e atij që ka ofruar ndihmë në momentet më të vështira. Ai e quajti këtë një veprim politikisht të gabuar që ka pasoja për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhet të dërgojë fatura për Perëndimin, ndërsa ata vazhdojnë të perceptojnë situatën e brendshme.

    “Të bësh deklarata si mysafir në shtëpinë e të zotit të shtëpisë , i cili ta ka dhënë dorën kur  s ke pas fuqi të ecësh, të ka mbajtur “caca” e të ka shëruar plagët e luftës, i cili po të trajton si mik, është padituri dhe politikisht gabim që ka kostot e  veta të cilat i kushtojnë e po i kushtojnë qytetareve të Kosovës. Ne  s mund ti dërgojmë ndonjë faturë Perëndimit, por ata neve po”, tha Haliti për FrontOnline.

    Duke e lidhur situatën me procesin zgjedhor, Haliti nënvizoi nevojën për të respektuar sugjerimet e demokracive perëndimore.

    “E kuptojnë të gjithë që Kosova është në proces zgjedhorë, e beteja për vota është e hapur për të gjitha palët, edhe pse ligjërisht fushata akoma s është shpallur, megjithatë fushata duhet të ketë konturat e veta, duke mos i tejkaluar ato, përmes të cilave ruajmë raportet me Perëndimin. Prandaj Kopshti Politik i Kosovës duhet të respektoj e zbatoj sugjerimet prindore të Baballarëve të demokracive Perëndimore”, potencoi Haliti.

    Haliti theksoi se rruga e vetme përpara është dialogu, duke u distancuar nga retorika nacionaliste dhe thirrjet për konflikt.

    “Rruga e jonë tani është dialogu e jo thirrjet për luftë, jo tregim i muskujve, por strategji e bazuar në politika realiste”, përfundoi Haliti.

     

     

     

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    eputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka vlerësuar të padrejtë deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Ky i fundit...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-ministrja Dhurata Hoxha nuk kishte kryer vepër penale pasi ka vepruar sipas kompetencave dhe përgjegjësive të saj si ministre. Ky është konstatimi...
    Të tjera
    Sport27 Shtator 2024
    Tashmë ka mbetur vetëm të zyrtarizohet organizimi i Kampionatit Evropian për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë për vitin 2027.  UEFA ka konfirmuar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës,...
    Sport26 Shtator 2024
    Trajneri kosovar dhe profesori i sportit, Bylbyl Sokoli, ka folur pas vendimit të UEFA-s që t’ia lejojë Shqipërisë dhe Serbisë organizimin e...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Lajme26 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.