×
  • Front TV
  • Front TV

    Xhafer Gashi: Do ta fitoj Obiliqin pa balotazh

    FrontOnline
    14 Tetor 2021

    Sondazhit të fundit po i beson shumë. Madje, po thotë se do të ketë ngritje të votave për të prej 3%.

    Kryetari aktual i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili po synon sërish ulësen e kryetarit thotë se ka vullnet të jashtëzakonshëm të qytetarëve për ta votuar atë.

    Ai në një intervistë për Front Online thotë se Obiliqin do ta fitojnë pa balotazh.

    “ Sondazhi ka dalë se ne jemi 63.5% që nënkupton nga 1 mijë e 65 mostra sa janë realizuar edhe shpresojmë që ky rezultat vazhdon ta ketë edhe një ngritje të lehtë sepse margjina e gabimit është 3% dhe ne besojmë duke e pa vullnetin e qytetarëve aktivitetet punët që janë realizuar në teren shpresojmë që kjo nuk do të bie në 63.5%, por do të ketë një ngritje dhe unë i falënderojë të gjithë qytetarët sepse sondazhi është sondazh që bëhet në të gjithë botën, por ne e dimë se thjesht vullneti i qytetarëve se çdo ditë jemi me qytetarët”, tha ai.

    Gashi ka thënë se nga ndarja e rrugëve me AAK-në, në Iniciativën për Obiliqin ai ka arritur të grumbullojë rreth vetës 830 aktivistë

    “Kemi qenë në strukturë më herët rreth 410 vetë të shtrirë në degë e nën degë, pastaj me dorëheqjen time fillimi i krijimit të Iniciativës Qytetare i falënderoj shumë qytetarët që i kanë bashku kësaj iniciative dhe tani iniciativa qytetare numëron rreth 830 aktivistë duke përfshirë Kryesinë pastaj Grupin e Grave, Forumin e të Rinjve, gjithsesi jam falënderues tek qytetarët që po gjejmë mbështetje jashtëzakonisht të mirë”, tha ai.

    E nëse arrinë prap ta marr nën udhëheqje Komunën e Obiliqit, ai thotë se i ka 80 synime duke përfshirë fushat e rëndësishme, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, sportin e fusha tjera.

    Një projekt madhor që e ka për synim është ai i pishinës gjysmë olimpike.

    “Total janë 80 synime, p.sh tek arsimi do të vazhdojmë prapë me subvencionimin e nxënësve dhe studentëve, studime postdiplomike dhe doktoratën. Do të fillojmë në vazhdimësi t’i kompletojmë të gjitha shkollat me salla të edukatës fizike dhe pse janë ndërtuar tri, tash pretendojmë edhe shkollat tjera t’i kenë, pastaj një pishinë gjysmë olimpike që do t’i shërbejë edhe nxënësve për mësimin e notit edhe për sportdashësve të notit”, tha Gashi në një intervistë për Front Online.

    Ai përmend shumë punë që do të kryhen në këtë mandat, por e veçon projektin madhor për nxemje qendrore në Komunën e Obiliqit.

    “Do të vazhdojmë edhe me nxemjen qendrore është një projekt madhor që do të zbut çështjen e ndotjes së ambientit në komunën tonë, që është shumë domethënës për Obiliqin në këtë rast dhe për qendrën në realitet qytetin, përfshinë Mazgitin dhe Milloshevën duke përfshirë edhe pjesën tjetër, Raskovë, Bakshi e Llazarevë”, ka thënë ai.

    Në 4 vjetet e fundit janë ndërtuar mbi 387 rrugë dhe rrugica.

    Gashi pretendon që çdo qytetarë kudo qoftë në komunën e Obiliqit do ta kenë të përmbyllur çështjen e rrugës.

    Ai përmend edhe projekte të rëndësishme për jetën e qytetarit në fusha të tjera jetike.

    E, një ndihmesë e madhe në realizimin e objektivave të tij ka qenë edhe Ligjin për Obiliqin.

    Ai thotë se tani Komuna ka rreth 11 milionë e 200 mijë euro buxhet ndryshe sa kishin në vitin 2013, rreth 4 milionë e 700 mijë.

    “Sa i përket çështjes së buxhetit që kemi pasur në 2013 kanë qenë rreth 4 milionë e 700 mijë euro. Tani komuna jonë ka rreth 11 milionë e 200 mijë euro ose nëse e ndajmë në kode tek subvencionimit kemi pasur 79 mijë euro tani këtë vit i kemi pas rreth 836 mijë euro, vitin e ardhëm do t’i kemi 350 mijë euro. Tek projektet kapitale është po ashtu e njëjta dhe kjo na ka krijuar mundësi që këto mjete t’i shpërndajmë në kategori të ndryshme”, ka thënë ai për Front Online.

    Gashi tha se fushatën elektorale e kanë zhvilluar komfor rregullave anti-Covid.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Front TV16 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të...
    Front TV15 Prill 2024
    Front Online ka raportuar sot se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka shkuar në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës...
    Front TV14 Prill 2024
    Çështja e dinarit serb, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e kësaj valute për pagesa në territorin e...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Kylian Mbappe planifikon të bëjë gjithçka për të siguruar që PSG të eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve më vonë sonte. Sipas...
    Sport16 Prill 2024
    Lojtari i promovuar nga akademia e Empolit u dërgua në spital, por nuk ia doli të fitonte betejën me jetën. Ndërkohë, të...
    Vip16 Prill 2024
    Johnny Depp befasoi të gjithë në premierën e filmit të tij të ri “Jeanne du Barry” duke treguar dhëmbët e tij të...
    Lajme16 Prill 2024
    Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se është në dorë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të vendosë a do...
    Sport16 Prill 2024
    Ndeshja e futbollit mes FK Darkovice dhe Welke Polom nuk u zhvillua me sukses. Arbitrit iu desh ta ndalonte ndeshjen pasi delet...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.