[wp-story]

Lajme

“Women4Women” sjell inkubatorin e parë të biznesit të grave në Kosovë

“Women4Women” sjell inkubatorin e parë të biznesit të grave në Kosovë
21:55 | 17 Dhjetor 2019

Të drejtat e barabarta gjinore, në Kosovë, ende mbetet një ndër sfidat kryesore të shoqërisë.Mirëpo, pavarësisht kësaj, e në luftë ndaj shkeljes të të drejtave të grave, organizata më e madhe e grave në Kosovë, “Kosova Women4Women”, tani ka sjellë një risi.

Kjo organizatë e cila numëron mbi 35 mijë gra anëtare, e që fokus të veçantë e ka zhvillimin ekonomik e social të gruas në shoqëri, të hënën e 16 Dhjetorit ka përuruar inkubatorin e parë të biznesit të grave në Kosovë.Kjo, u bë në Prishtinë.

“KË4Ë përuroj Inkubatorin e parë të biznesit të grave me lokacion në Prishtine, një aset dhe vlerë e shtuar e Organizatës Ë4Ë për të vazhduar përkrahjen dhe stimulimin e grave dhe vajzave të reja që të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe fuqizimin ekonomik.

Ky inkubator do të shërbej që përmes asistencës teknike, këshillave profesionale dhe ndihmës financiare të ndihmoj gratë dhe vajzat e reja në procesin e themelimit të bizneseve të reja dhe fuqizimin e bizneseve start-up”, thuhet në njoftimin e organizatës KË4Ë.“Në event na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri Z. Muzafer Shala, Ministri nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarresisë #MIN, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Z. Jens Erik Grøndahl, Zëvendës Ambasadori Holandez Z. Peter Van der Bloemen, Zv. shefja e misionit nga Ambasada e Zvicrrës Znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, përfaqësues të insitucioneve, donatorë dhe miq/partnerë të organizatës”.Ky projekt u financua nga Ministria e Inovacionit e Ndërmarrësisë, ndërsa u implementua nga Kosova-Women 4 Women në partneritet me Institutin për Menaxhment dhe Zhvillim.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera