[wp-story]

Auto&Tech

WhatsApp , numri i përdoruesve arrin në 2 miliardë

WhatsApp , numri i përdoruesve arrin në 2 miliardë
08:28 | 14 Shkurt 2020

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve, i drejtuar nga Facebook, ka bërë njoftimin se tashmë ka më shumë se dy miliardë përdorues në mbarë botën dhe u shpreh i vendosur për të ruajtur bisedat e tyre private.

“Ne jemi të lumtur të ndajmë lajmin me ju që WhatsApp numëron më shumë se dy miliardë përdorues në botë”, theksoi grupi në një postim duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së bisedave, fotove, videove dhe të dhënave të tjera personale të përdoruesve.

“Ne e dimë që sa më shumë përdoures, aq më shumë duhet të mbrojmë të dhënat tuaja”, theksoi ai.

“Ndërkohë që ne kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në linjë, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”.

WhatsApp theksoi se çdo mesazh i dërguar është i siguruar nga një kod i fuqishëm që mbron informacionet e përdoruesve.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera