[wp-story]

Lajme

Walker: Kisha dëgjuar fjalë të mira për Vjosën, ajo do ta bënte koalicionin me Vetëvendosjen

Walker: Kisha dëgjuar fjalë të mira për Vjosën, ajo do ta bënte koalicionin me Vetëvendosjen
18:16 | 13 Janar 2020

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur optimist se koalicioni në mes të LDK-së, dhe LV-së do të ndodhë.

Në një intervistë dhënë për emisionin Frontal , Walker thotë se ka takuar sot në LDK, nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmanin, për të cilën kishte dëgjuar edhe më parë.

“Kam takuar Vjosa Osmanin, kurrë më parë se kam takuar por kam dëgjuar shumë në diasporë për të. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të, por sot është hera e parë që e takova.

Takova dy persona të tjerë nga LDK, të dytë doktor, një neurokirurg dhe një doktor të zemrës, por nuk më kujtohen emrat. Patëm një takim shumë pozitiv. Normalisht biseduam për negociatat mes Vetëvendosjes e LDK-së. Gjithçka që dëgjova nga ajo, më bëri te ndjehem më shume pozitiv se para takimit. Ajo është shumë impresionuese. Mendoj se nëse ajo është në krye te bisedimeve nga LDK, do të arrijnë marrëveshje. Me pëlqen fakti që është diçka që kam thënë për një kohë të gjatë. Është koha për një gjenerate të re të politikanëve të vijnë në krye të shtetit. Për këtë arsye kam provuar ta ndihmoj Vetëvendosjen para disa vitesh. I thashë njerëzve në LDK se sa herë që vi ne Kosovë, nuk kam pasur kënd ta takoj, sepse liderët nga viti 2000, 2005, 2010 janë te njëjtit. I njoh te gjithë sepse i kam parë gjithë këto vite. Është mire te shoh fytyra te reja, me ideja te reja. Jam shume me optimist për marrëveshje se kur jam zgjuar ketë mëngjes”, thotë Walker.

Ai ka folur edhe për liderin e LV-së, Albin Kurtin me të cilin shton se nuk ka folur që një kohë të gjatë.

Për Kurtin, Walker thotë se është rritur pozitivisht vitet e fundit.

“Me të vërtetë shpresoj që qeveria e re te formohet, dhe natyrisht ju uroj sukses”, thotë ish-ambasadori.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera