[wp-story]

Lajme

Walker kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Walker kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë
12:33 | 14 Janar 2020

Ish shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka kërkuar sa më shpejt formimin e qeverisë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Walker pas takimit që pati sot me zyrtarë të Vetëvendosje tha se një shtet pa Qeveri është jo funksional dhe për këtë theksoi se duhet të formohet Qeveria për t’i dhënë perspektivë të rinjve.

Një takim të ngjashëm Walker e ka pasur dje edhe me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 21-të të masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999.

Në atë kohë Walker në shefin e cilësisë së shefit të OSBE-së në Kosovë pati deklaruar se ajo që ka ndodhur në Reçak ishte krim kundër njerëzimit.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera