[wp-story]

Lajme

VV: Lejimi i shfrytëzimit të Ujmanit nga Serbia, fatkeqësi për Kosovën

VV: Lejimi i shfrytëzimit të Ujmanit nga Serbia, fatkeqësi për Kosovën
15:00 | 10 Shtator 2020

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Kjo parti opozitare konsideron se zotimet në Uashington nuk qojnë asnjë peshë ekonomike.

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi përmes një konference për medie, tha se kjo marrëveshje ndonëse quhet ekonomike ka shumë pak aspekte që kanë të bëjnë me ekonominë.

Derisa tha se lejimi i të drejtës për shfrytëzimin e resurseve të Ujmanit është fatkeqësi për Kosovën.

Ndërkaq, deputeti Hekuran Murati tha se dëmet më të mëdha Kosovës mund t’i sjell hyrja në ashtuquajturën, “mini-shengen” për të cilën tha se duhet të quhet zona e Novi-Sadit, aty ku ka nisur.

Direkt: Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

Direkt: Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Πέμπτη, 10 Σεπτεμβρίου 2020

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera