×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja thërret Hotin në interpelancë për pezullimin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sot, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë të Avdullah Hotit për pezullimin njëvjeçar të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, rajonale e globale ndërqeveritare e ndërshtetërore, të specializuara apo të përgjithshme, pos avancim i interesave të ndryshme të institucioneve të saja në raporte multilaterale, para së gjithash është shprehje e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Zotimi i njëanshëm i Avdullah Hotit për pezullim të kërkimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare përveçse është pushim njëvjeçar i shtetësisë së Kosovës në sferën dhe sistemin ndërkombëtar, është edhe bllokim i shumë nismave, projekteve e proceseve të ndryshme të shtetit të Kosovës dhe institucioneve të saj në nivel ndërkombëtar multilateral”, thuhet në komunikatë.

    “Rikthimi i tyre nuk është aspak i lehtë. Moratoriumi njëvjeçar në planin e tyre të veprimit shumëfishohet në vite të tëra përpjekje për të arritur agjenda të caktuara të bashkëpunimit ndërshtetëror e ndërinstitucional”, thotë VV.

    “Siç është bërë zakon tashmë kur bëhet fjalë për dorëzimin para kushteve të Serbisë e të cilat pastaj shndërrohen në koncesione për këtë të fundit, deklarimi i 15 qershorit për të pezulluar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u materializua më 4 shtator në Uashington në formë të zotimit të njëanshëm për Serbinë. Padyshim se kjo është kërkesë që Kosova për një vit të heqë dorë prej sjelljes së saj si një shtet normal e sovran. Pse t´i kërkohet Kosovës që të heqë dorë nga sovraniteti i saj, qoftë dhe përkohësisht? Ç’lidhje ka kjo me zhvillimin ekonomik të Kosovës? Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i ndihmon ekonomisë, nuk e pengon atë”.

    Sipas Vetëvendosjes heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare kinse me arsyetimin që Serbia të pezullojë fushatën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, është pozicion me pasoja të parikuperueshme në raport me dialogun me Serbinë.

    “Nuk mund të ketë marrëveshje për njohje e që përfundon me njohje reciproke në mes të dy shteteve, duke hyrë në proces të dialogut me pozicion neutral ndaj pavarësisë së Kosovës nga vetë Qeveria e saj. Asimetria e shumanshme e Kosovës me Serbinë po merr trajtë zyrtare të asimetrisë edhe nominalisht, duke vënë në tavolinën e dialogut statusit të Kosovës për negociim”, thotë VV. Ky zotim i njëanshëm individual për pezullimin e kërkimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare bie në kundërshtim me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës. Avdullah Hoti dhe kushdo qoftë nuk mund të shfuqizojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk mund t’i imponojë shtetit të Kosovës kurrfarë zotimi individual”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Vip13 Janar 2025
    Xheneta dhe Leo janë çift në sfidën e buxhetit. Kësisoj, ata duhet që bashkë të kujdesen për ‘foshnjën’ e tyre. Por, Xheneta...
    Vip13 Janar 2025
    Sfida e buxhetit ka angazhuar banorët në një sfidë shumë interesante. Të ndarë në cifte banorët duhet të kujdesën për ‘foshnjën’ e...
    Vip13 Janar 2025
    Sara ka nisur të luaj rolin e ‘nënës’ në kuadër të sfidës së buxhetit nga ‘Vitabiotics’. Kësisoj, ajo ka marrë ‘foshnjën’ e...
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.