[wp-story]

Lajme

VV-ja pa u vonuar do t’ia dërgojë Presidentit emrin e mandatarit

VV-ja pa u vonuar do t’ia dërgojë Presidentit emrin e mandatarit
13:07 | 17 Janar 2020

Lëvizja Vetëvendosje pa u vonuar do të ia dërgojë emrin e mandatarit Presidentit Hashim Thaçi ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka.

“Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me zgjedhjet e 6 tetorit”.

“Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi Qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”.

I pyetur se a nënkupton kjo që VV do ta dorëzojë emrin e mandatarin pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Manxhuka nuk ka dashur ta japë më shumë detaje.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera