×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e fton ministrin Zemaj për raportim në Komisionin për Shëndetësi

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Me rritjen e rasteve me Coronavirus në Kosovë, është shtuar edhe numri i vdekjeve. Aktualisht në Kosovë janë shënuar 82 raste të vdekjes të personave që përveç Coronavirusit thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Front Online.

    Të paktën kështu është bërë e ditur nga përditësimi i të dhënave nga IKSHPK-ja, dhe nga konstatimet e mjekëve të Klinikave në të cilat janë duke u trajtuar të prekurit me virusin Covid-19.

    Edhe pse në fillim të raportimit të rasteve të vdekjes nga institucionet shëndetësore në vend, janë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave, tashmë një gjë e tillë nuk po bëhet.

    Nga e shtuna kur për një ditë vdiqën 9 persona, e ku 5 prej tyre dyshohet se vdekjen e gjetën pas problemit me oksigjen, nga institucionet shëndetësore, nuk është duke u dhënë asnjë detaj mbi identitetin e viktimave.

    Mosbërja publike e inicialeve, vitit të lindjes dhe të qytetit prej nga vijnë viktimat ka shqetësuar edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në Kuvendin e Kosovës.

    Anëtarja e këtij Komisioni e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, ka thënë për Front Online, se kanë ftuar në raportim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së, për gjendjen e krijuar në vend me Coronavirus.

    “Ne funksion të krejt këtyre paqartësive që keni përmendur, ne anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga LVV-ja i kemi dërguar një letër kryetares së Komisionit që ta ftojë në raportim ministrin Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së. Kemi kërkuar që kjo mbledhje më së voni të mbahet në ditën e premte, ftesa i është dërguar ministrit dhe ne tani vetëm po presim konfirmimin”, ka thënë ajo për Front Online.

    Në dokumentin që e ka siguruar Front Online, deputetët e VV-së që janë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale: Fitim Uka, Labinotë Demi-Murtezi dhe Fitim Haziri, theksohet që kjo ftesë i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesve të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

    “Presim që këtë kërkesë ta trajtoni me urgjencë dhe ta ftoni në raportim z.Zemaj dhe drejtuesit e ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së, duke pas parasysh rritjen e pakontrolluar të të infektuarve dhe numrin e madh të vdekjeve nga pandemia Covid-19”, thuhet në këtë kërkesë, drejtuar kryetares së
    Komisionit, Albena Reshitaj për aprovim.

    Të shqetësuar ata janë edhe për numrin e lartë të vdekjeve që janë shënuar nga data 1 korrik.

    “Në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike vetëm nga 1 korriku e deri më sot (dt. 07 korrik 2020), pra për 7 ditë, 828 qytetarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa 287 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe shumë shqetësuese. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bartësve të institucioneve të Kosovës.
    Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet në këtë kërkesë./Front Online

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka konsideruar shqetësues raporton e Freedom House, në të cilin përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre vazhdon...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke...
    Lajme24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën...
    Lajme24 Prill 2024
    Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se investimet në QKUK po bëhen për shkaqe elektorale. Ai vlerëson se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nga shtabi komunal i koalicionit VLEN kanë bërë të ditur se ka pasur tentime për blerje votash në Kumanovë. Kjo ka ndodhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.