[wp-story]

Lajme

VV e ripërsërit kërkesën e saj, kërkon që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërta e mundshme

VV e ripërsërit kërkesën e saj, kërkon që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërta e mundshme
22:44 | 26 Dhjetor 2020

Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje me qendrat e saj, në të cilën pjesë mori edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Me anë të një komunikate për media VV ka kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërta e mundshmja.

“Në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme”, thuhet në komunikatë.

“Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative. Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për Organizatën tonë. Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës”, thuhet tutje në njoftim.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.

Në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme.

Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë. Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën.

Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative. Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për Organizatën tonë. Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje. Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera