×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e dërgoi në Kushtetuese Thaçin për shtyerjen e zgjedhjeve në Podujevë, kjo e fundit merr vendim

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të ish-presidentit Hashim Thaçi të datës 14 mars 2020 për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të heqë nga lista kërkesën e deputetëve të VV-së, dhe me shumicë votash kjo çështje ka mbetur pa objekt shqyrtimi.

    Sipas GJK’së  pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht.

    “Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit [Nr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës  ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore”, thuhet në vendimin e GJK’së.

    Vendimi i plotë e Gjykatës Kushtetuese:

    Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 18 nëntor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 98/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

    1. Lënda: KO 98/20

    Parashtrues: Hajrullah Çeko dhe 29 deputetë tjerë

    Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës [nr.52/20], të datës 14 mars 2020, për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se, vendimi i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me: paragrafin 4 të Nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], nenin 7 [Vlerat], nenin 123 [Parimet e përgjithshme], nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] dhe paragrafin 1 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 21 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 3 të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Kërkesa bazohej në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

    Përfundime

    1. Në lidhje me rrethanat e rastit konkret, Gjykata merr parasysh paragrafin (4) të rregullit 35 të Rregullores së punës, si dhe nenin 37 të KEDNJ-së, me ç ‘rast, për çështjen e rasteve para saj, ajo i përgjigjet dy pyetjeve me radhë: (i) së pari, se a qëndrojnë ende rrethanat për të cilat ishin ankuar drejtpërdrejtë parashtruesit e kërkesës; dhe, (ii) së dyti, nëse efekti i shkeljes eventuale të Konventës për shkak të atyre rrethanave gjithashtu është korrigjuar. Gjykata poashtu vlerësoi nëse edhe më tej është i nevojshëm vazhdimi i shqyrtimit të rastit konkret, në kontekst të respektimit të të drejtave të njeriut të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa.
    • Në kontekst të kësaj analize, Gjykata në vijim konkludoi se në rastin konkret, (i) përderisa arsyeja për të cilën është kontestuar Vendimi i Presidentit, d.m.th. Shtyrja e zgjedhjeve në afat të pacaktuar, më nuk qëndron; dhe (ii) përderisa efekti i shkeljes eventuale të nenit 45 të Kushtetutës dhe nenit 3 të Protokollit 1 të KEDNJ-së për shkak të atyre rrethanave është adresuar me përcaktimin e datës së re të zgjedhjeve (përkatësisht më 29 nëntor 2020), Gjykata konsideron se rasti konkret nuk përfshin ndonjë rrethanë të veçantë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë dhe Konventë.
    • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit [Nr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës  ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore (shih rastet e Gjykatës: KO63/12, me parashtrues Kërkesa e Alma Lamës dhe e 10 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82, Vendim për heqje të kërkesës nga lista i 10 dhjetorit 2012, paragrafi 19; Rasti KO107/10, me parashtrues Gani Geci dhe deputetët tjerë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit, të datës 14 tetor 2010, në lidhje me Strategjinë dhe Projekt-Vendimin e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të KosovësVendim për heqje nga lista të kërkesës i 17 gushtit 2011, paragrafët 24-26; Rastet KI58, KI66 dhe KI94/12, me parashtrues Selatin Gashi, Halit Azemi dhe grupi i këshilltarëve komunalë të KK të Vitisë, Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Komunës së Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë për kushtëzimet e qytetarëve në qasje në shërbimet komunale me pagesën e obligimeve ndaj ndërmarrjeve publike, Vendim për heqje të kërkesës nga lista i 5 korrikut 2013,paragrafi 45).
    • Pra, si parim i përgjithshëm procedural, Gjykata nuk nxjerrë vendime për raste ku çështja nuk ekziston më dhe rasti mbetet pa objekt shqyrtimi. Ky është parim i pranuar botërisht për sjelljen e gjykatave dhe është analog me parimin e vetëpërmbajtjes gjyqësore (shih rastin KO63/12, cituar më lartë, paragrafi 23; KI11/09, Tomë Krasniqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 2.1 të Urdhëresës Administrative të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Nr. 2003/12, dhe nenit 20.1 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, Ligji Nr. 02/L-47, Vendim për heqjen nga lista të kërkesës i 30 majit 2011, paragrafi 46).
    • Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës nr.52/20, të datës 14 mars 2020, Gjykata vendosi me shumicë votash që, çështja ka mbetur pa objekt shqyrtimi dhe rrjedhimisht vendosi:
    • TË HEQË NGA LISTA kërkesën, në përputhje me rregullin 35 (4) të Rregullores së punës;
    • T’UA KUMTOJE këtë vendim palëve;

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.