×
  • Lajme
  • Lajme

    VV beson se nuk do të kenë vështirësi për zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Deklaratat e zyrtarëve të lartë të VV-së për Presidentin po jepen, duke qenë të sigurt se do t’i fitojnë zgjedhjet parlmentare, e më pas se do të arrijnë ta zgjedhin Presidentin, për të cilin nevojitet 2/3 e votave të Kuvendit.

    Një javë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

    Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas rrëzimit të Qeverisë në një emision televiziv tha se partia e tij do ta zgjedhë një president, që do t’i marrë votat e gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përveç të Listës Serbe.

    Por, por çfarë po e siguron LVV’në që deklaron se do të arrijë ta zgjedhë Presidentin?

    Kur Konjufca u pyet se a mund të jetë dikush nga familja Jasharaj, ai tha se në këtë kohë nuk dëshiron të flasë me emra.

    “Unë besoj fort që Lëvizja Vetëvendosje me mazhorancën në Kuvend të Kosovës ka me zgjedh një president i cili jo vetëm  që ka me i marrë votat e mazhorancës por po garantojë që do t’i marrë të gjithë votat e Kuvendit të Kosovës, përveç Listës Serbe. Nuk dua të spekuloj me emra. Me emra mendoj që nuk është momenti, për arsye se emra u lakuan fort, a vendi njëherë po shkon në zgjedhje për Qeveri”, tha Konjufca.

    Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci në një përgjigje për Gazetën Express tha se ende nuk e kanë diskutuar çështjen e Presidentit.

    “Nuk kemi diskutuar ende çështjen e presidentit, me sa e di unë jo. Por njëherë vendi do të shkojë në zgjedhje për Qeverinë, pastaj diskutohet puna e presidentit”, tha Nagavci, derisa nuk dëshiroi të komentojë deklaratën e Konjufcës, pasi tha se nuk e kishte dëgjuar.

    Megjithkëtë, Nagavci beson se nuk do të kenë vështirësi për zgjedhjen e presidentit.

    “Besoj se do të jemi shumicë apsolute ne Kuvend dhe presim se nuk do të ketë vështirësi te tejkalueshme në zgjedhjen e presidentit/es”, shtoi Nagavci.

    Anipse vetë është kandidat për president, lideri i Aleancë së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka thënë se do të heqë dorë nga kjo pozitë, nëse kandidohet dikush nga familja Jashari.

    “Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Ne tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari”, kishte thënë Haradinaj.

    Se familja Jashari janë të gatshëm për këtë pozitë e ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

    Ai tha se nëse partitë gjejnë konsensus që dikush i familjes Jashari të jetë president i Kosovës, atëherë ata janë të gatshëm.

    Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit, partitë politike nuk patën gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës.

    Të gjitha subjektet politike parlamentare patën deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për president, Ramush Haradinaj.

    Posti i presidentit është duke u mbajtur nga u. d. e presidentes Vjosa Osmani që nga 5 nëntori, datë në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi dhe dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në redaksinë e Front Online janë dërguar...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në parim mbrëmë për të zgjatur sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit, tha sot...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë,...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se...
    Sport23 Prill 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, 104:101. Kësisoj ata tani po udhëheqin 2:0 ndaj Phillyt në serinë e tyre...
    Vip23 Prill 2024
    Egla, një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.