×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Vushtrrisë i dështoi tenderi për dekorim për festat e fundvitit, kërkohet futja e kompanisë në “listë të zezë”

    FrontOnline
    22 Janar 2020

    Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, i ka mbetur i padekoruar qyteti për festat e fundvitit, pasi që kompania e rekonduar për nënshkrim të kontratës “Elektro” ishte skualifikuar nga gara për shkak të borxheve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporton portali “Front Online”.

    Pikërisht për shkak të dështimit të këtij tenderi, vlera e parashikuar e së cilit ishte rreth 6000 euro, Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) që operatorin ekonomik “Elektro” që të futet në listës të zezë të kompanive, me arsyetimin se me nënshkrimin e “Deklaratës nën betim” ka paraqitur deklarata jo të sakta.

    Në seancën e planifikuar gjatë ditës së sotme të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hyda Dallku nga Komuna e Vushtrrisë ka deklaruar se  operatori ekonomik, kompania “Elektro” ka sjellë një dëshmi e cila rezulton se është obligues ndaj ATK-së.

    “Autoriteti Kontraktues ka vlerësuar se nënshkrimi i deklaratës nën betim me të cilën operatori ekonomik ka siguruar Komunën e Vushtrrisë që i përmbushë kërkesat nuk është i sakt dhe si rrjedhojë kjo paraqet një fakt jo të sakt për Komunën, ku kompania “Elektro” ka qenë e papërgjegjshme”, ka deklaruar Dallku nga Komuna e Vushtrrisë.

    Në anën tjetër, Ekrem Salihu, përfaqësues i kompanisë “Elektro”, e ka kundërshtuar kërkesën e Komunës së Vushtrrisë për futje në “listë të zezë”, duke thënë se kjo është e kundërligjshme.

    “Është e qartë se për t’u futur në listë të zezë një operator ekonomik duhet të ofroj dëshmi të rreme, apo dokument të falsifikuar, gjë që në rastin konkret nuk ka as dëshmi të rreme e as dokumente të falsifikuara, por është një borxh ndaj ATK-së”, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë “Elektro”.

    Edhe eksperti shqyrtues, Visar Bibaj, ka deklaruar se kompania nuk ka dorëzuar as dokumente të falsifikuara as të dhëna të pavërtetë.

    Por, me deklaratat e këtij të fundit nuk është pajtuar Saranda Cakaj nga Komuna e Vushtrrisë, e cila ka debatuar ashpër me panelin shqyrtues, të cilin e ka kryesuar Nuhi Paçarizi, duke thënë se kompania e rekomanduar për këtë tender ka gënjyer me rastin e nënshkrimit të deklaratës nën betim dhe për pasojë e ka lënë Komunën pa dekorim për festat e fundvitit.

    Sipas Cakajt, kompania në fjalë duhet penalizuar që mos të marrë pjesë në tenderë së paku për një vit.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

     

    /Front Online/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2023
    Zyrtarët e shtetit të Kosovës do t’i kenë në dispozicion një vjeçar veturat e markave “Dacia” dhe “Renault” për shfrytëzimin e të...
    Sport21 Nëntor 2023
    Skënderaj, i  drejtuar nga Fadil Nura, sapo ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 600 mijë euro për rregullimin e tribunave të stadiumit...
    Tenderët14 Nëntor 2023
    Koorporata Energjetike e Kosovës -KEK ka shpërblyer me tender në vlerë mbi 200 mijë euro kompaninë Rojet e Nderit për sigurimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën....
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e kuvendit ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e...
    Vip30 Nëntor 2023
    Kantautori dhe këngëtari i “The Pogues”, Shane MacGowan, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Muzikanti, hitet e...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme. Front Online raporti se Policia është detyruar të neutralizojë...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një sërë zyrtarësh janë larguar nga një seancë e takimit të ministrave të OSBE-së ndërsa ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov nisi...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur konferencë për medie, duke kërkuar lirimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie. Ata...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.