Një person nga Vushtrria ka përfunduar para dy ditësh në prangat e policisë.
Kjo pasi që ai pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kishte sulmuar me shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./FrontOnline