[wp-story]

Lajme

Vushtrria kalon Prishtinën për nga numri i të infektuarve me Covid-19

Vushtrria kalon Prishtinën për nga numri i të infektuarve me Covid-19
21:10 | 01 Qershor 2020

Komuna e Vushtrrisë për disa ditë me radhë po prin për nga numri i rasteve të reja me koronavirus, e cila tani renditet e treta në Kosovë, për nga komunat më të prekurat.

E para është Prizreni me 134, njëjtë edhe Ferizaji ,e 134 raste dhe e treta Vushtrria me 89 raste të konfirmuara.

Deri dje, Komuna e Prishtinës ishte e treta në listë me 86 raste, por me konfirmimin e 14 rasteve të reja, Vushtrria ia kalon Prishtinës.

Komuna e Vushtrrisë si duket do të jetë vatra e re e përhapjes se infeksionit të Covid-19.

Në mesin e të infektuarve në Vushtrri ka edhe personel shëndetësorë.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera