[wp-story]

Lajme

Vushtrri, inspektorati rrënon një objekt afarist që ishte pa leje ndërtimore

Vushtrri, inspektorati rrënon një objekt afarist që ishte pa leje ndërtimore
15:10 | 10 Janar 2020

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist të ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.

Pas rrënimit të objektit, Drejtoria komunale e inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

Gjithashtu, Drejtori Rrahim Ajeti, tha se “Drejtoria e Inspeksionit me kohë i ka ndjekur të gjitha procedurat duke i vënë edhe shirtin e ndalimit të punimeve, por qytetari në fjalë nuk i ka ndaluar punimet, prandaj edhe është nxjerr vendimi për rrënim”.

Drejtoria e Inspeksionit edhe një here ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Drejtoria e Inspeksionit është e obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konfrom ligjit në fuqi.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera