Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare.
Driloni kujtoi natën e parë kur hyri në shtëpi, ndërsa përmendke darkën e parë të jashtëzakonshme për të cilën nuk kishte harruar as Vullneti, transmeton klankosovatv.
Megjithatë, ishte Driloni ai i cili e pranoi se kishte mall për prindërit qysh në fillim të kësaj beteje.
‘’Buka s’mu hongke’’, shprehej ai.
Teksa edhe vet Vullneti i tha se gjendja e tij emocionale vërehej.