×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq thekson rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme në Kosovë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton FrontOnline.

    Vuçiq ka theksuar në llogarinë e tij në Instagram se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe se është e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare.

    “Një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të shkaktuara nga lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksoi domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Vuçiq./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.