×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Temat janë të dhimbshme, kompromisi nuk është i lehtë për Serbinë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot pasdite me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak.

    “Lajçak mund të garantojë objektivitetin dhe paanshmërinë në proces. Temat janë të dhimbshme për ne, por zgjidhjet kompromis nuk mund të jenë kurrë të lehta për Serbinë,” tha Vuçiq pas takimit.

    Ai shtoi se procesi i dialogut pritet të vazhdojë në korrik dhe se është më e rëndësishme të diskutohet për përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit.

    “Sigurisht, ne nuk do të kemi ditë të lehta, nuk do të ketë çështje të lehta për Serbinë, por shpresoj që ne do të arrijmë të mbrojmë interesat tona jetike dhe kombëtare,” u shpreh Vuçiq, duke shtuar se dialogu nuk ka kuptim nëse vetëm një palë merr pjesë.

    “Ne jemi të hapur për bisedime, por kjo është gjëja që ne kërkojmë nga pala tjetër, dhe jo të na dorëzojë një tabelë kërkesash që nuk mund të përmbushen para çdo bisede,” tha Vuçiq.

    Ndërsa, Lajçak tha se rruga e Serbisë drejt BE është e lidhur ngushtë me dialogun.

    Ai tha se do të propozojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura, si ato ekonomike dhe rajonale.

    “Kur dialogu merr fund, nuk duhet të ketë pikëpyetje,” tha Lajçak.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.