[wp-story]

Bota/Rajoni

Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira për të pasur paqe

Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira për të pasur paqe
13:32 | 29 Maj 2020

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbë dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira në mënyrë që të mund të jetojnë në paqe.

Ai u tha gazetarëve se sa më shpejt që qeveria në Prishtinë të kompletohet, “ai do të jetë i gatshëm të vazhdojë dialogun”.

“Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu ka pretenduar “se Komisioneri i BE Oliver Varhelyi është një politikan me përvojë”, pasi Varhelyi, në një konferencë për shtyp, tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Serbi.

Në takimin në Pallatin Serbia, Vuçiq tha se pret nga qytetarët e Serbisë të vendosin.

“Ata janë ata që vendosin për zgjedhjet”, ka thënë Vuçiq, duke falënderuar BE-në “për kujdesin që tregon për Serbinë”./Insajderi

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera