×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

    “Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiq për televizionin Prva.

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

    Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

    Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

    BE-ja gjithashtu kërkoi që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të tilla, si dhe fillimi i punës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

    Brukseli paralajmëroi gjithashtu se mosplotësimi i kërkesave do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë me BE-në.

    Siç transmeton REL, Vuçiq po ashtu tha se nuk e di nëse serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

    “Më duhet të flas me ta këto ditë dhe të shoh se çfarë do të fitojë populli ynë, e jo vetëm çka do të lëshojë pe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është optimist.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.