×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Po të kisha thënë diçka si Kurti, ndjekja do të kishte filluar brenda një ore

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

    Lidhur me këtë kreu i shtetit serb ka pyetur “se çfarë do të ndodhte nëse ai do ta deklaronte këtë për bashkim me disa territore të tjera?

    Vuçiq tha se këtë pyetje ia ka bërë edhe njërit prej ambasadorëve në Serbi, raporton “Novosti.

    “Pavarësisht nëse më varni në Washington apo Berlin, unë e di vetëm se nuk mund të jetoja një orë derisa të fillonte ndjekja. Për sa u përket shqiptarëve, kjo nuk është asgjë e re për ta. Sa për Viola von Cramon, nuk ka asgjë për të.Ajo nuk ka folur në Serbi, ajo flet për çdo çështje në mediat manjate. Por nuk i ka shkuar në mendje të kritikojë deklaratat e Albin Kurtit për Shqipërinë e Madhe. Kjo tregon se sa nuk kanë qëllime të mira ndaj Republikës së Serbisë ”, tha Vuçiq,

    Deklaratën e cila nxiti reagime në Serbi, Kurti e bëri në një intervistë për Radion Monocle.

    “Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim kombëtar. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kishte në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike. Nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE”, ka thënë ai.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.