×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e presin shumë befasi

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar ‘befasi’ nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

    Ai tha se Kosova do të befasohet shumë nëse provon të anëtarësohet diku, pa specifikuar se për çfarë vërtetë e kishte fjalën.

    “Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë që unë nuk po gënjej. Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy, ata e dinë këtë”, tha Vuçiqi për “TV Happy”.

    Vuçiq ka shtuar se nuk është i interesuar për konflikt të ngrirë.

    “Konflikti i ngrirë nënkupton të pritet që ndonjëri ta nxjerrë i pari shpatën, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të shkojnë në luftë. Ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet, e ne duam të luftojmë të fitojmë më tepër se asgjë. Nuk duhet të na futet gjak në tru, duhet të jemi real, njerëzit duhet të dinë se cilat janë rreziqet e konfliktit të ngrirë”, ka thënë ai.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.