×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Në Bruksel do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se Beogradi do të kërkojë “pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit” nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

    Në një njoftim nga zyra e Presidentit të Serbisë thuhet se me këto punime po “rrezikohet njëra nga faltoret më të mëdha serbe e krishtere”.

    Vuçiq gjithashtu deklaroi se ky akt është “në kundërshtim me rregullat e miratuara nga vet Prishtina”.

    “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një prioritet i politikës sonë shtetërore, dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për të mbrojtur shenjtorët tanë – trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë. Unë pres që BE të bëjnë presion të fortë ndaj Prishtinës për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi ”, tha Vuçiç.

    Ati i manastirit të Deqanit Sava Janjiq, njoftoi në profilin e tij në Twitter se punimet në rrugë “në zonën e mbrojtur” filluan në 13 gusht.

    Fillimi punimeve të rrugës Deçan-Plavë, rrugë kjo që e lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka filluar në 2018.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune, raporton Rel.

    Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Kryetari i Deçanit, i vendosur të mos ia kthejë pronën Manastirit

    Vite më parë, Sava Janjiq, kishte dërguar në Kushtetuese dy vendime. Sipas këtyre vendimeve, pronat prej 24 hektarësh tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, duke vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm ,me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

    Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, i cili mbrohet nga UNESCO-ja, nuk kanë dhënë pëlqim as për vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë, që lidh Kosovën me Malin e Zi.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë. Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.