Lajme

Vuçiq: Kurti më pyeti kur do ta njohim Kosovën, ia ktheva kurrë

Vuçiq: Kurti më pyeti kur do ta njohim Kosovën, ia ktheva kurrë
12:26 | 15 Qershor 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk ka pasur fyerje në takim mes palëve, por “përgjigje të rrepta”.

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. Ia ktheva kurrë. Shpërtheu”, u shpreh Vuçiq.

Kreu serb, po ashtu, bëri të ditur se janë dakorduar që dialogu në nivelin më të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut.

Vuçiç vuri në dukje se Kurti kërcënoi të ngrinte një padi për gjenocid dhe se ky ia bëri të qartë ta paraqiste atë.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, tha presidenti serb.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera