[wp-story]

Lajme

Vuçiq flet në OKB, do zgjidhje që kënaq Serbinë (VIDEO)

Vuçiq flet në OKB, do zgjidhje që kënaq Serbinë (VIDEO)
21:56 | 26 Shtator 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti fjalim 15 minutësh në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pjesën më të madhe foli si e sheh ai zgjidhjen mospajtimeve me Kosovën, që iu referua si pala tjetër.

Nga salla e mermertë siç njihet ndryshe hapësira e tubimit të Asamblesë Gjenerale të Organizatës Botërore, Vuçiq u shfaq i ngurtë për të thënë saktë se çfarë kompromisi e do me Prishtinën.

Nga New Yorku, presidenti serb po ashtu akuzoi fort autoritetet kosovare që, sipas tij, i kanë sjellë humbje Serbisë prej mbi 350 milionë euro që kur vendosën tarifën doganore 100% vitin e kaluar.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera